“Nuk ka guxuar asnjë zyrtar i lartë të më telefonojë”, Xholi tregon si do të reagojë nëse kjo ndodh gjatë drejtimit të SPAK

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 10:28 | Kronikë

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u pyet se si do të reagonte nëse një zyrtar i lartë do ta merrte në telefon për t’i thënë të ulë ritmit gjatë një hetimi për një funksionar të lartë të shtetit.

“Nuk më ka ndodhur në karrierën time që një zyrtar i lartë të guxojë të më marrë në telefon. Nëse ndodh që të ketë përpjekje për ndikim të paligjshëm, ka një ligj që e ndalon këtë. Çdo zyrtar e ka të pamundur të ndryshojë vendimmarrjen e prokurorit”, tha Xholi, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos