Ekstradohet nga Holanda Kristi Bixheku, akuzohet për një sërë veprash penale

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 15:00 | Kronikë

Ekstradohet nga Holanda Kristi Bixheku, akuzohet për një

Është ekstraduar nga Holanda në Shqipëri një 30-vjeçar nga Lushnja, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale. Policia njofton se bëhet fjalë për Kristi Bixhekun, për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Kristi Bixheku akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.

Si rezultat i bashkëpunimit midis  Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30-vjeçarit  në Shqipëri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos