Merr flakë bombola në një banesë në Durrës

Nga Elitjona Doko
16 Mars 2025, 14:40 | Kronikë

Merr flakë bombola në një banesë në Durrës

Një bombol kampingu ka marrë flakë mesditën e sotme në një banesë pas Maozoleumit e Dëshmoreve në Durrës. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që zjarri të lokalizohet për rrjedhojë janë regjistruar vetëm dëme materiale, po ashtu pronari i banesës ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Automjetet zjarrfikëse e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të rrugëve të ngushta dhe makinave të parkuara keq.

Forcat zjarrfikëse bëjnë apel që bombolat e kampingut të mos përdoren për gatim, pasi janë tepër të rrezikshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos