Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Nga A2 CNN
14 Gusht 2025, 19:31 | Kronikë

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 kur në banesë nuk ka pasur asnjë pjesëtar i familjes sepse ishin në punë bujqësore.

Kanë qenë komshinjtë të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë njoftuar sektorin zjarrfikës dhe të zotin e shtëpisë.

Ndonëse banorët e lagjes janë përpjekur me mjete rrethanore, por edhe ardhja e zjarrfikësve të Lushnjës nuk kanë mundur të parandalojnë shkatërrimin total të banesës.

Në këtë banesë nuk ka mbetur asgjë dhe as një orendi shtëpiake dhe gjithçka është shkrumbuar duke mbetur vetëm muret anësore. Familja e Besnik Hatisë, mbet në qiell të hapur.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos