
Gjykata e Posaçme ka deklaruar të fajshëm Dritan Stokën, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk Tiranë për "ushtrim ndikimi të paligjshëm" dhe "korrupsion në zgjedhje", vepra të konsumuara në vitin 2019.
Sipas SPAK, ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut Tiranë, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se opozita ka deklaruar shpesh se në zgjedhjet e 11 majit, eksponentë të mazhorancës kanë përdorur para publike dhe burime shtetërore, për të marrë votat e qytetarëve. (A2 Televizion)
