Favorizuan kontrabandën, pranga 4 inspektorëve në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 11:43 | Kronikë

Favorizuan kontrabandën, pranga 4 inspektorëve në portin e

Tre inspektorë kontrollorë dhe një zv.specialiste në Portin e Durrësit u arrestuan nga policia nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim.

4 punonjësit e kompanisë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontejnerëve në portin e Durrësit, regjistronin të dhëna të rreme, në mënyrë që automjete dhe kontejnerë t’iu shmangeshin kontrolleve dhe të kalonin mallra të kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit “Sinkroni” u arrestuan Alketa Kollçaku, Denis Musaj, Egnis Gojani dhe Adelino Vila, teksa vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se falsifikonte plumbçet e kontejnerëve.

Këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontejnerëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos