Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Erjon Llapushit, për një vrasje të ndodhur më 2 tetor të vitit 2021.
Erjon Llapushi, i cili është hetuar me masën e sigurisë “Arrest në burg”, akuzohet për “Vrasjes me dashje”. Kurse, Luan Dulellari, po ashtu në burg, akuzohet për moskallëzim të krimit dhe për përkrahje të autorit të krimit.
Kujtojmë se në ngjarjen e ndodhur në 2021, pas një konflikti të ndodhur në një restorant në Labinot të Elbasanit, viktimë mbeti Gazmend Kurmaku. Ky i fundit, pas një debati me autorin e ngjarjes u godit me grusht e për pasojë, pesë ditë pas ngjarjes humbi jetën. (A2 Televizion)