Mungon një prej ekspertëve, shtyhet sërish dosja Gërdeci

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 09:46 | Kronikë

Mungon një prej ekspertëve, shtyhet sërish dosja Gërdeci

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për dosjen Gërdeci, ndërsa kësaj radhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej ekspertëve.

Gjykata njoftoi se në sekretari janë paraqitur dhe pyetjet me shkrim për ekspertët.

Në total 113 pyetje janë paraqitur nga mbrojtja e Mediut. Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar gjykatën se mungon për arsye shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos