Forcat Detare shpëtojnë katër turistë të huaj në Gjirin e Gramës

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 11:44 | Kronikë

Forcat Detare shpëtojnë katër turistë të huaj në

Forcat Detare kanë shpëtuar 4 turistë të huaj në Gjirin e Gramës, raporton A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pasi morën sinjal, anija patrulluese P-133 u nis menjëherë drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Po ashtu bëhet e ditur se turistët ishin një mashkull dhe tre femra, dy prej të cilëve francezë dhe dy gjermanë, shkruan A2 CNN.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se famirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Forca Detare në veprim – Shpëtohen katër turistë të huaj në Gjirin e Gramës

Sot, në orën 07:55, pasi morën sinjal për praninë e katër turistëve të izoluar në Gjirin e Gramës, Forca Detare reagoi me shpejtësi. Anija patrulluese P-133 u nis menjëherë drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Rreth orës 09:30, anija vendosi kontakt vizual me turistët dhe nisi operacioni i shpëtimit përmes gomones. Në orën 09:45, mjeti lundrues u akostua në breg, ku u identifikuan katër shtetas të huaj – dy gjermanë dhe dy francezë, një mashkull dhe tre femra.

Pasi u sigurua gjendja e tyre shëndetësore, që ishte e qëndrueshme, ata u transportuan në bord dhe u pritën me kujdes e përkujdesje nga efektivët tanë. U ofruan ushqime dhe pije gjatë lundrimit drejt ishullit të Sazanit, ku do të vijojnë të marrin mbështetjen e mëtejshme të nevojshme.

???? Ky është një tjetër shembull i përkushtimit dhe gatishmërisë së Forcës Detare për të qenë gjithmonë aty ku ka nevojë për ndihmë.

???????? Në det, në çdo kohë – për njerëzit, për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos