Zjarri ‘përpin’ një kasolle pranë disa banesave në Durrës, zbardhen detajet

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 09:31 | Kronikë

Zjarri ‘përpin’ një kasolle pranë disa banesave

Një kasolle pranë disa banesave është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, në Durrës.

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se kasollja përdorej për grumbullimin e ushqimit të bagëtive.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe kanë shmangur përhapjen e tyre drejt banesave përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos