Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 53 vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim efektivët e policisë, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin L. K., 53 vjeç, banues në fshatin Ivanaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi L. K. dyshohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi, në fshatin Ivanaj. (A2 Televizion)