Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës kanë zhvilluar një aksion këtë të hënë për ndalimin e personave me rrezikshmëri.
Aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit ku policia ka pasur informacion për vendndodhjen e personave në kërkim.
Në pranga ka rënë 25-vjeçari Maringlen Hamzo të cilit i është gjetur armë pa leje në makinë.
(A2 Televizion)