Fshehën në trup gati 23 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, iu sekuestrohen në Durrës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 12:20 | Kronikë

Fshehën në trup gati 23 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, iu

Policia e Durrësit ka sekuestruar 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro që dy persona tentonin t’i fusnin në Shqipëri pa i deklaruar. Paratë u zbuluan gjatë kontrollit në portin e Durrësit, ndërsa  u Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për dy shtetasit kosovarë që i posedonin.

Njoftimi i Policisë Durrës

PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos