Nisin hetimet për zjarrin që përfshiu tregun industrial në Durrës

Nga Elitjona Doko
30 Qershor 2025, 10:43 | Kronikë

Nisin hetimet për zjarrin që përfshiu tregun industrial në

Një zjarr i madh përfshiu pasditen e djeshme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë kryesisht gjatë sezonit veror.

A2 CNN mëson se ka nisur hetim në gjendje të lirë për pronarin e tregut dhe pritet akt-ekspertiza përfundimtare për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Nga provat e grumbulluara deri më tani dyshimi më i fortë mbetet për shkëndijë elektrike që mund të jetë bërë shkak për ngjarjen.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos