Shtyhet gjyqi ndaj Berishës dhe Malltezit, gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 10:47 | Kronikë

Shtyhet gjyqi ndaj Berishës dhe Malltezit, gjyqtarja Elsa Ulliri

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca e parë gjyqësore për dosjen Partizani në GJKKO. Në seancë mungoi Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërsa ishin të pranishëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja

Përfaqësuesi i SPAK, Arben Kraja kërkoi shtyrjen e seancës duke thënë se Berisha nuk është njoftuar sipas ligjit.

Treshja gjykuese, me kryesuese Elsa Ulliri dhe relatorë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, vendosën që ta shtyjnë seancën më datë 21 korrik ora 10:30.

Por Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

“Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të radhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos