SPAK ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dosjen në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Në këtë çështje, ligjvënësi demokrat akuzohet për “fshehje dhe deklarim të rremë te pasurisë”, shkruan A2 CNN.
Shorti elektronik i GJKKO ka përzgjedhur gjyqtaren Rudina Palloj për shqyrtimin paraprak të saj.
Në një nga ardhjet e tij në SPAK si deklarues, Dogjani rrëfeu për median se ishte kallëzuar nga një ndërtues, që, sipas tij, ishte zaptues i pronës publike. (A2 Televizion)