Vrasja e Alfred Dedjas, reagon SPAK: Nuk ka lidhje me Jan Prengën

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2024, 18:24 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka cilësuar si të pavërteta deklaratat se shtetasi Alfred Dedja, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Ndroq, ka lidhje me zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

“Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, Alfred Dedja nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020.

Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit”, shkruhet në reagimin e SPAK.

Alfred Dedja u ekzekutua mbrëmjen e kaluar nga Julian Gjoshi, i cili qëndroi për 24 orë në arrati, për t’u vetëdorëzuar më pas në polici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos