Futet për t’u larë në det, por humb jetën 70-vjeçari në plazhin e Pish Poros

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 17:13 | Kronikë

Futet për t’u larë në det, por humb jetën

Një i moshuar ka humbur jetën sapo është futur për t’u larë në det. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në plazhin e Pish Poros në Fier. Sipas policisë 70-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për t’u larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos