Futet për t’u larë në lumë, por e merr rrjedha dhe mbytet 18-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
3 Shtator 2024, 16:44 | Kronikë

Futet për t’u larë në lumë, por e merr rrjedha dhe

Një 18-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin Buna. Nga të dhënat paraprake A2 mëson se i riu i quajtur Remzi Duli, ishte futur për t’u larë dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit, ku edhe për pasojë ka humbur jetën. Policia në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit dhe kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur. 

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. 

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos