"Gërdeci është gjykuar dhe parashkruar", Mediu: Gjykata po lejon zhvillimin e një procesi të pavlevshëm

Nga Igli Çelmeta
7 Mars 2026, 19:34 | Kronikë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një konferencë për mediat e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij për çështjen e Gërdecit një sajesë politike që, sipas tij, përpiqet të luajë me tragjedinë.

Sipas Mediut, vetë prokuroria ka provuar në mënyrë përfundimtare se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni, shkruan A2.

Mediu u shpreh se Gërdeci si dosje është gjykuar dhe është parashtruar.

Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008, në fshatin Gërdec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos