Dyshime se operacioni i SPAK në Vlorë është dekonspiruar, urdhër arreste për dy "të fortët e Vlorës" dhe dy efektivë

Nga A2 CNN
7 Mars 2026, 14:02 | Kronikë

Dyshime se operacioni i SPAK në Vlorë është dekonspiruar,

Gjatë operacionit të sotëm në Vlorë, SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste, përfshirë dy ish-efektivë policie dhe për 2 “të fortët e Vlorës”. A2 CNN mëson se urdhër-arrestet janë prerë për Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si "Kakaçi" dhe Ervis Matodashaj, i njohur si "Çoke Qorri".

Fokusi i aksionit të sotëm ishin pikërisht këta dy personazhe të krimit të organizuar në qytet. Të dy i kanë shpëtuar aksionit dhe nuk janë arrestuar. Ka dyshime se aksioni mund të jetë dekonsipiruar dhe kanë patur informacion dhe janë larguar.

Operacioni i zhvilluar nga RENEA dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në Vlorë ka zbardhur një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, atë të vrasjes së Bledar Birçajt, të ndodhur në maj të vitit 2021 në qytetin bregdetar.

Birçaj po udhëtonte me makinën e tij tip BMË, kur dy persona dolën nga makina e tyre tip Mercedes Benz dhe nisën të qëllojnë ndaj 38-vjeçarit. Njëri prej tyre lëshon dhe automatikun Kallashnikov në tokë para se të largohet. Birçaj ndërroi jetë në spital, ndërsa policia dyshon se ngjarja është një “larje hesapesh”, pasi Birçaj ishte me precedentë penalë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një nga ngjarjet e zbardhura gjatë operacionit të sotëm në Vlorë dyshohet të jetë edhe vrasja e Gentjan Qarrit, e ndodhur në zonën pranë kishës në Vlorë në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos