
Një faks i vitit 2007 i Ministrisë së Drejtësisë drejt asaj të Mbrojtjes me shënimin me shkrim dore "për Shkëlzenin" është bërë objekt debati në seancën e sotme ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme.
Ish-ministri i mbrojtjes, Mediu, i pandehur për "shpërdorim të detyrës" në dosjen "Gërdeci" kundërshtoi aktin e paraqitur si provë nga SPAK, shkruan A2 CNN. Përmes avokatëve, Mediu ka pretenduar se akti nuk kishte vlerën e provës. Ai i ka kërkuar gjykatës, që akti t'i nënshtrohet një ekspertimi daktilografik, për të provuar nëse shënimi me shkrim dore ishte i ish-ministrit të drejtësisë, Aldo Bumçi.
Ky i fundit, në dëshminë e dhënë më herët në proces, ka pretenduar se shënimi nuk është bërë prej tij. Jashtë sallës Mediu përsëriti edhe një herë se procesi ndaj tij është i ndikuar politikisht. (A2 Televizion)