Arratisja e të burgosurit, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 14:46 | Kronikë

Arratisja e të burgosurit, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i

Pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë, shkruan A2.

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve angazhim maksimal me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos