Gjendet i pajetë pranë Ksamilit peshkatari, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

Nga Edi Ruçi
22 Korrik 2026, 13:21 | Kronikë

Gjendet i pajetë pranë Ksamilit peshkatari, dyshohet se u mbyt

Një peshkatar është gjetur i pajetë në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili ishte fundosur.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia dhe moti i keq. Grupi hetimor po punon në dy pista: atë të një mbytjeje aksidentale të shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike, si dhe mundësinë e një vetëmbytjeje.

Burime bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri ai nuk rezulton të ketë familjarë të tjerë, përveç një motre. Policia vijon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos