Gjendet një trup i pajetë në Vjosë

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 07:44 | Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në Vjosë

Gjendet pa jetë një person rreth 65 vjeç në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë.

Personi është gjetur pa jetë buzë lumit Vjosa në një kasolle ku qëndronte, pasi ai gjatë ditës peshkonte në lumin Vjosa.

Policia ka shkuar në vendngjarje ka këqyrur dhe trupin pa jetë. Sipas banorëve personin me emrin Berti vuante nga mushkëritë dhe dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qene problemi shëndetësor.

Hetimet vijojnë nga policia. Policia ende nuk ka dërguar identitetin e plotë të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos