Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Nga A2 CNN
11 Maj 2024, 16:48 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i

Një person është plagosur pasditen e së shtunës në Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” të këtij qyteti.

Sipas burimeve të A2 CNN, i plagosuri është Jaser Osmani.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkodër/Informacion shtesë

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos