Gjendet trupi i pajetë e minatorit në Bulqizë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2026, 17:06 | Kronikë

Gjendet trupi i pajetë e minatorit në Bulqizë

Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të një minatori i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

“Pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në  Klos, i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, dhe mbeti i bllokuar nga materiali i kromit”, tha policia, përcjell A2 CNN.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, ku 40-vjeçari punonte si minator/brigadier në një subjekt privat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos