Aksident në Vlorë, makina përplas një këmbësore te vijat e bardha

Nga Edi Ruçi
2 Gusht 2026, 09:29 | Kronikë

Aksident në Vlorë, makina përplas një këmbësore te

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës, në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Porsche, me ngjyrë të bardhë, ka përplasur një vajzë të re, e cila në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha

Pas përplasjes, automjeti nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan A2. E reja është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe Policia.

Disa kalimtarë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit pretendojnë se automjeti ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Megjithatë, kjo mbetet një dëshmi paraprake dhe pritet të verifikohet nga Policia përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës dhe as mbi identitetin e drejtuesit të automjetit që u largua pas përplasjes.

Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos