Vlorë, flakët përfshijnë apartamentin

Nga Edi Ruçi
2 Gusht 2026, 14:00 | Kronikë

Vlorë, flakët përfshijnë apartamentin

Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e tretë të një pallati, në rrugën Transballkanike, në Vlorë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete dhe forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar flakët.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, është bërë e mundur izolimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet përreth, shkruan A2.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale brenda banesës së përfshirë nga zjarri.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor dhe specialistët përkatës të përcaktojnë rrethanat që çuan në shpërthimin e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos