
Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi të gjithë protestuesit e arrestuar të hënën. Trupa gjykuese deklaroi të paligjshëm arrestimin dhe nuk caktoi asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
12 protestuesit u arrestuan si të dyshuar për cenimin e perimetrit të sigurisë të shkollës "Qemal Stafa" në Tiranë, pjesëmarrje në tubim të paligjshëm, prishje të qetësisë publike dhe shtyrje të të miturve në krim.
Por gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre. (A2 Televizion)