GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 12:28 | Kronikë

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.

Në seancën e kaluar, Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, kërkesë e cila u rrëzua më pas.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos