Avokati Kujtim Cakrani u dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 12:15 | Kronikë

Avokati Kujtim Cakrani u dhunua në një pikë karburanti, policia

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar të dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, ngjarje e ndodhur të dielën, në rrugën Transballkanike.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim", lexohet në njoftimin e policisë.

Blutë e Vlorës vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi Skerdilajd Xhindi.

Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos