Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 11:30 | Kronikë

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Policia njofton se një automjet ka përplasur për vdekje një 72-vjeçar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

 “Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor që si pasojë ka humbur jetën. Informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit. Informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos