
Është dërguar në gjendje të rëndë drejt Tiranës drejtuesja e automjetit, e cila mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën.
A2 CNN raporton se 25-vjeçarja Konstandina Shoraj ka marrë plagë të shumta në trup. Ajo fillimisht u dërgua në spital e Vlorës.

A2 CNN raportoi më herët se dy automjete u përplasën pranë fshatit Alikokë në Vlorë.
Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë. (A2 Televizion)