Gjoba të majme për shoferët “e shkathët”

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 11:59 | Kronikë

Policia e Elbasanit ka gjobitur disa shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në shifra që arrijnë deri në 30 mijë lekë, raporton A2 CNN.

Është vendosur masë administrative 30 000 lekë, bazuar në pikën 3, neni 144 i Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit që, në aksin rrugor "Librazhd - Elbasan", ka vazhduar lëvizjen pavarësisht se sinjali i semaforit i ndalonte qarkullimin;

Është vendosur masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin "Elbasan - Librazhd";

Është vendosur masë administrative 10 000 lekë, ndaj drejtuesit të automjetit për parakalim të gabuar, në aksin "Librazhd - Qafë Thanë";

Është vendosur gjithashtu masë administrative 10 000 lekë, për drejtuesin e automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin "Librazhd - Elbasan";

Po ashtu, janë vendosur masa administrative 10 000 lekë, për secilin nga 2 drejtuesit e automjeteve, që kanë kryer parakalime të gabuara, në Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos