Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e mbrëmjes së kaluar në Shkodër që tronditi banorët e zonës.
Sipas të dhënave më të fundit, 34 vjeçari Kristjan Kola ishte në një lokal në qendër të qytetit kur ka ndodhur ngjarja.
Viktima ishte së bashku me dy familjarë të tij që ishin ngritur nga tavolina, teksa ai kishte hyrë brenda për të bërë pagesën e faturës.
Teksa dilte nga dera e lokalit, dy persona të maskuar me skafandra dhe me një motor të zi i janë afruar me shpejtësi dhe kanë qëlluar mbi të.
Autorët dyshohet se kanë përdorur armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna, teksa paraprakisht mendohet të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.
Nga të dhënat, viktima Kristjan Kola nuk rezulton si një person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që hetuesit po shqyrtojnë si pistë dhe një sherr që ai ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë. (A2 Televizion)