Dy persona, shtetasit Ermir Shabaj dhe Kadri Shabaj, kanë rënë në prangat e Policisë në Malësi të Madhe, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ata kishin kultivuar në fshatin Alijaj një sasi prej 5093 bimë narkotike, shkruan A2 CNN.
Po ashtum u procedua në gjendje të lirë një shtetase 57-vjeçare dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe / Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.
Kishin kultivuar 5093 bimë narkotike, në fshatin Alijaj, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy shtetas (vëllezër), dhe u procedua një shtetase në gjendje të lirë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.
Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)