Gjobiten “të shkathëtit” që nuk mbajnë radhën në trafik

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 13:53 | Kronikë

Gjobiten “të shkathëtit” që nuk mbajnë

Policia Rrugore ka gjobitur qindra drejtues mjetesh në 48 orët e fundit, për shkelje të ndryshme, si ajo e mosrespektimit të radhës në trafik, duke shkaktuar kaos në rrugë.

Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, gjatë 48 orëve të fundit: u konstatuan 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me masa administrative; u arrestuan ose proceduan penalisht 12 shtetas, të cilët nëpërmjet manovrave me mjete, rrezikuan rëndë shëndetin/jetën e përdoruesve të rrugës”, tha policia.

Ndër masat e vëna: 85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera; 179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit; 260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.

“Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos