Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet në tunelin e Skërficës 31-vjeçari nga Tirana

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 12:27 | Kronikë

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet në tunelin e Skërficës

Policia e Sarandës ka arrestuar në tunelin e Skërficës një 31-vjeçar nga Tirana, me precedent në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti të fshehura, të cilat dyshohet se janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri për t’iu shitur një grupi kriminal në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armët dhe automjeti, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet në tunelin e Skërficës

Sarandë/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar "Mekanizmi".

Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në fushën e narkotikëve).

Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t'ia shitur një grupi kriminal në Sarandë.

Sekuestrohen armët e zjarrit dhe automjeti që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose në grup, përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale dhe për sigurinë e qytetarëve, finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë së Sigurisë Publike, Njësia Fier, dhe me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacionin e koduar "Mekanizmi".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij.

Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas, me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.

Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos