I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 08:55 | Kronikë

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, duke vënë në pranga 21-vjeçarin Roberto Malocaj.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Trush, policia sekuestroi 4 armë zjarri, një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Armët e sekuestruara janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos