Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt ndaj Dados, nuk pranohet kërkesa e prokurorit Dedaj për të qenë palë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2026, 10:57 | Kronikë

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt ndaj Dados, nuk

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkoi anulimin e dekretit që e bëri Olsi Dadon prokuror.

Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Shoqatës Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë dhe ajo e ish-prokurorit Tomi Dedaj, për t'u legjitimuar si palë në proces. 

Gjyqtari i çështjes vlerësoi se: "Veliaj ka interes të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë, ndërsa bashkia konstatohet që nuk ka asnjë interes".

Në një reagim të shkurtër kryebashkiaku Veliaj është shprehur: "Vendimi dihej, por e mori vesh mileti të vërtetën", raporton për A2CNN gazetari Igli Çelmeta . 

Ish-prokurori Tom Dedaj pretendoi se ishte larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados. Avokati i Veliajt Plarent Ndreca kërkoi që të pranohej kërkesa e ish-prokurorit Dedaj dhe ai të legjitimohej në proces. 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos