Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Nga Armand Bajrami
27 Shkurt 2026, 18:30 | Kronikë

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, raporton A2CNN. Ago u lirua nga qelitë e paraburgimit në nëntor 2025, vendim që u kundërshtua nga SPAK në Gjykatën e Lartë.

Ago, ish e dashur e Safet Bajrit, akuzohet për "përkrahje të autorit të krimit" në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos