
Në fshatin Gështenjas, në Pogradec ka rënë një zjarr i madh, për shkak të djegies së një sasie të madhe gomash. Zjarri ka rënë shumë pranë një magazine dhe banese, por forcat zjarrfikëse kanë izoluar vatrën dhe po vijon puna për fikjen e plotë të zjarrit.
Një zjarr masiv është shënuar pranë fshatit Gështenjas. Një sasi e madhe gomash makine janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar një zjarr masiv.
Shumë pranë vatrës ka qenë një magazinë dhe një banesë të cilat kanë rrezikuar seriozisht nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit kanë reaguar në kohë duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe po vijon ende puna për fikjen e plotë të zjarrit.
Ndërkohë ndotja që është shkaktuar në ajër si pasojë e djegies së gomave ka qenë tepër e madhe.
Në vendngjarje mbërriti edhe policia, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm. (A2 Televizion)