Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Landi Puja, i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Kavajë të shtetasit Alket Isufi.
Në vendimin e shpallur më 24 shkurt 2026, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit dhe vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.
Sipas organit të akuzës, Puja dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 76 dhe 279/2 të Kodit Penal.
Në vijim, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndërsa ngarkoi Prokurorinë dhe Policinë Gjyqësore Durrës për ekzekutimin e vendimit. (A2 Televizion)