Gjykata pranon kërkesën e familjarëve të Laert Haxhiu: Nuk do të përfaqësohet nga avokati Hysi

Nga Armand Bajrami
1 Dhjetor 2023, 15:12 | Kronikë

Gjykata pranon kërkesën e familjarëve të Laert Haxhiu: Nuk

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e familjarëve të Laert Haxhiut, për të mos u përfaqësuar nga avokati Detar Hysi. Në dy seanca të kaluara, ndonëse ishte kërkuar heqje dorë nga vetë avokati Hysi, gjykata nuk kishte pranuar përjashtimin e tij.

Ndërkohë seanca e radhës nuk vijoi normalisht, për shkak se dy avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata për Haxhiun kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjykata shtyu seancën për më 18 dhjetor, duke iu komunikuar avokatëve se kjo ishte hera e fundit që iu jepte kohë për të njohur dosjen.

Laert Haxhiu, aktualisht në masën e sigurisë “arrest në burg” në Greqi, akuzohet në këtë proces për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje ku u vranë dy vetë e u plagosën dy të tjerë. Ndërkohë ai është i dyshuar i SPAK edhe si drejtues i një grupi kriminal të përfshirë në 6 vrasje dhe në ngjarje të tjera kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos