Operacion antidrogë në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 15 të shoqëruar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 12:27 | Kronikë

Operacion antidrogë në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 15

Një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë së Vlorës është zhvilluar gjatë natës dhe është shtrirë edhe në Sarandë e Delvinë.

Sipas burimeve paraprake, janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Drejtorisë së Vlorës, ku po merren në pyetje nga hetuesit. Detaje të tjera rreth operacionit priten në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos