Goditi me vezë Belerin, procedohet për kanosje e prishje të qetësisë publike 61-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Tetor 2024, 15:44 | Kronikë

Goditi me vezë Belerin, procedohet për kanosje e prishje të

Një 61 vjeçar i cili një ditë më parë goditi me vezë dhe kos, eurodeputetin Fredi Beleri para kryesisë së Kuvendit, është proceduar sot në gjendje të lirë. Ndaj tij rëndon akuza e kanosjes dhe prishjes së qetësisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më herët Ministria e Jashtme greke reagoi duke dënuar ashpër këtë “sulm” dhe kërkon reagimin e autoriteteve shqiptare për të ruajtur sigurinë e anëtarëve të BE, të cilët duhet të trajtohen me respekt.

Një ditë më parë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dënoi incidentin ndaj Fredi Belerit. Në një deklaratë për A2 CNN, ai e cilësoi atë si të orkestruar nga Rama, duke prishur imazhin e Shqipërisë.

Edhe kreu i PD-së Sali Berisha e cilësoi atë një akt rrugaçërie të porositur nga Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos