Sherr në gjimnazin e Fushë-Krujës, plagoset me thikë 18-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Tetor 2024, 12:03 | Kronikë

Sherr në gjimnazin e Fushë-Krujës, plagoset me thikë

Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë, rreth orës 10:45, në gjimnazin "Shote Galica" në Fushë-Krujë, ku një përleshje mes dy nxënësve ka përfunduar me plagosje, raporton A2 CNN.

Një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës 18-vjeçarin K. D., duke e lënduar rëndë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia në komisariat për hetime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos