
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32 vjeçar i cili një ditë më parë goditi për vdekje me fadromë, një punëtor në një kompleks turistik në ndërtim në Palasë. Sipas policisë 32-vjeçari goditi 45-vjeçarin nga Gjirokastra gjatë një manovre të gabuar me eskavator.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia.
(A2 Televizion)