Arrestohet 41-vjeçari, vodhi një shumë parash dhe steka me cigare, në një market

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 14:07 | Kronikë

Arrestohet 41-vjeçari, vodhi një shumë parash dhe steka me

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin S.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale në Francë.

41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën "Sitki Çiço".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos